Londra eshte nje nga qytetet me te vjetra e njekohesisht me moderne, te nje populli me rini te perhershme
Te jetoni dhe te studioni ne Londer eshte si te perjetoni nje stil jetese urbane te cilesise se larte,me diversitetin dhe kompleksitetin e nje bashkejetese sociale. 


Koncepti pas CA.

Jeta studentore ne kampus ofron perparesite e saj por nuk eshte e vetmja zgjedhje apo preferenca e te gjitheve. Nese akomodimi privat eshte ajo qe ju kerkoni, shpesh ju nevojitet qe te angazhoni nje te aferm qe jeton ne Angli apo nje agjenci te huaj qe te kryeje kerkimin e tregut per ju, te vizitoje nga afer zgjedhjet tuaja ne zonen e deshiruar, si dhe te ndihmoje me teknikalitetet e lidhjes se marreveshjes me palen qirramarrese. CA eshte krijuar si nje ure lidhese mes jush dhe qiramarresit, ku ndryshe nga agjencite e huaja, flet gjuhen tuaj, njeh destinacion tuaj si dhe ofron konsulencen e saj, bazuar ne nje eksperience shumevjecare ne Angli e me tej.

Mbulojme gjithe Britanine e Madhe

Nuk ka rendesi se ku ndodhet universiteti i zgjedhur prej jush. Ne mundesojme apartamente ne te gjithe Britanine e Madhe, bazuar ne nje rrjet prej +4,000 pronash te patundshme, nga te gjitha kategorite.

Ju keshillojme gjate gjithe procesit

Ndryshe nga agjencite e huaja imobiliare, ne kemi nje bashkepunim te ngushte edhe me agjencite shqiptare qe ju suportojne me procesin e aplikimit per universitet, ku ju ofrojme edhe konsulencen tone per zonen e deshiruar si dhe apartamentet e disponueshme, nderkohe qe flasim te njejten gjuhe dhe ndajme kendveshtrime te perbashketa.

Ju mbeshtesim nga A te Zh.

CA eshte pjese e Commodo Group, nje shoqeri e specializuar ne sherbimin consierge. Ne nuk kufizohemi vetem ne ofrimin e keshillimit dhe opsioneve per akomodim ne Angli por, ne ndodhemi vetem nje telefonate larg per cdo problem te tuajin, sado i madh apo i vogel qofte. 

Zgjedhim se bashku

Ne jetojme ne Angli prej shume vitesh. E njohim vendin, kulturen, njerezit. Duke qene se disponojme nje rrjet prej +4,000 pronash nga te gjitha kategorite, ne te gjithe Angline, ne jemi ne gjendje t'ju ofrojme opsione te mjaftueshme nga ku mund te zgjidhni ato qe perqasen me kerkesen tuaj. Perpos kesaj, ju keshillojme gjate gjithe procesit, qe te mos ju ngelet asnje pyetje pa pergjigje, si edhe te orjentoheni drejt zgjedhjes me te mire, ne zonen me te pershtatshme per ju. Marrim parasysh distancen e universitetit, popullaten e zones, mundesite e levizjes me transport publik apo privat si dhe shume elemente te tjere qe diskutohen me ju pergjate procesit.

Jo vetem akomodim

Si pjese e Commodo Group, ne mbulojme nje fushe te gjere sherbimesh, ku qellimi yne eshte kursimi i kohes tuaj te cmuar si dhe eleminimi i "dhimbjes se kokes" ne nje vend te huaj. Gama e sherbimeve tona perfshin nga ato me baziket si transporti me bagazhe nga aeroporti per ne shtepine e re e deri ne ato me delikatet si sherbimi i kujdestarise, dicka e mandatuar me ligj per minorenet qe ndjekin shkollen ne Angli, si dhe kujdestari per studentet e universitetit, me mbeshtetje emergjente financiare, e shume sherbime te tjera.

Pyetjet e shpeshta

  • Kush eshte Commodo Accommodation?
    Commodo Accommodation perbehet nga 3 themeluesit e saj, Keti, Devid dhe Niku, nderkohe qe mbeshtetet nga nje rrjet partneresh dhe bashkepunetoresh ne Shqiperi, Angli dhe me tej. Shoqeria jone eshte e regjistruar prane organeve tatimore shqiptare me NUIS M02421006U ndersa ne Mbreterine e Bashkuar me numrin e shoqerise 12959025.
  • Sa do te me kushtoje sherbimi juaj?
    Sherbimi yne ka nje kosto te njejte me te gjitha agjencite imobiliare ne bote dhe kushton sa nje muaj qira. Ne kemi zgjedhur te konkurrojme me cilesi, jo me cmim.
  • Si mund te lidhem me ju?
    Perpos agjencive perkatese qe merren me aplikimin tuaj per shkolle, nga ku mund te merrni dokumentacionin perkates per sherbimin tone, ju mund te na kontaktoni dhe nepermjet formes se kontaktit ne fund te faqes, numrave tane si edhe permes emailit tone, [email protected]. Perpos kesaj, nje prej themeluesve tane eshte i stacionuar ne Tirane dhe eshte ne dispozicionin tuaj. 

Kontakt

Plotesoni formen e meposhtme dhe ne do te lidhemi me ju.

Powered by Commodo Design © All Rights Reserved 2020 - Commodo Accommodation